Vazhdon të përhapë polemika në internet Error 53, masa e sigurisë për të cilën Apple ka vendosur për iPhone që riparohen në qendra jozyrtare të tij.

Lajmi, i cili u bë i ditur nga Guardian, ka të bëjë me iPhone 6, përdoruesi i të cilit i ka zëvendësuar “Home”, që ka lexuesin dixhital “Touch ID”, në një servis jo të autorizuar.

Duke përditësuar pajisjen me sistemin e fundit operativ, iOS 9 të bërë publik në shtatorin e kaluar, ky iPhone do ju tregojë mesazhin “Error 53”, dhe do të bllokohet. Në këtë mënyrë do të bllokohen, dhe nuk mund të merrni dot as kontaktet, fotot apo të dhëna të tjera që keni në smartphone.

Një zëdhënës i Apple ka thënë se Error 53 është “rezultat i një kontrolli sigurie për të mbrojtur klientët”. Përveç kësaj, rregullimi një servis të paautorizuar nga kompania, do të çojë edhe në humbjen e garancisë Apple.

Në rrjet janë mijëra komente të përdoruesve të shqetësuar dhe të zemëruar që shkruajnë edhe në faqen e asistencës së Apple. Përveç kritikave për këtë komandë, klientët kritikojnë faktin se Apple e ka mbajtur të fshehtë, duke mos e bërë të ditur mes të rejave të sistemit operativ.

Ndërkaq, të shtunën Forbes shkruante se kompania merr përsipër “të blejë” iPhone të thyer. Sipas burimeve të gazetarit Mark Gurman, i 9to5Mac shitësit me pakicë të Apple, mund të marrin miratimin e instalimit të një mbrojtëse ekrani për iPhone. Apple nuk shet ekrane të saj mbrojtës, por shitësit me pakicë mund të instalojë një të tillë, nëse ti e ble nga Apple store. Programi i mbrojtjes së ekranit do të nisë “në javët e ardhshme”.

Top Channel