Një 27-vjeçare në Durrës është arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.
Sonila Budini, pas një konflikti me të dashurin e saj në lagjen nr. 18, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësen e policisë.
Gjatë testit të alkoolit, vajza rezulton të ketë konsumuar alkool në masën 0.47 mg/l.
Mësohet se pasi kanë dalë nga lokali, çifti kishte nisur të zihej me njëri-tjetrin. Policia ka ndërhyrë për të sqaruar rrethanat, por nuk ka pasur kundërshtime nga ana e djalit.
27-vjeçarja ka goditur me grushta punonjësen e policisë që po e shoqëronte në komisariat. Ndaj saj rëndon akuza e kundërshtimit të punonjësve të policisë.
Ndërkaq në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë së qytetarëve, policia ka arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt 53-vjeçarin Haxhi Gjoka. Ai ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.9 mg/l.
Nga kontrollet e ushtruara në qytetin e Durrësit janë pezulluar tre leje drejtimi, pasi drejtuesit e mjeteve nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm.
Top Channel