Memorandum Bashkëpunimi Pogradec-Strugë-Ohër

06/02/2016 11:25

Bashkia e Pogradecit dhe Komunat e Strugës dhe Ohrit nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në Wismar të Gjermanisë për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit, ruajtjen e mjedisit si dhe shfrytëzimin e të gjitha resurseve e vlerave të Liqenit të Ohrit, duke marrë për bazë modelin gjerman.

Kryetari i Bashkisë, Eduart Kapri, homologu i tij i Komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe përfaqësues të komunës së Ohrit ishin pjesë e një organizimi të zhvilluar në Wismar nga organizatat “Christlicher Hilfsverein Wismar” dhe “Konrad-Adenauer Foundation”. Memorandumi, i pari i këtij lloji, do të pasohet nga një marrëveshje më e gjerë bashkëpunimi mes 3 bashkive në muajin mars.

Të 3 bashkitë do të angazhohen për projekte të përbashkëta për të rritur turizmin dhe shkëmbimet mes tyre. Kryebashkiaku i Pogradecit deklaroi se ky memorandum do të ketë modelin gjerman si mbështetje.

“Unë shpreh vullnetin që ky proces të finalizohet me sukses duke e parë si një mundësi konkrete për shkëmbime mes 3 bashkive e në veçanti për turizmin”, tha Kapri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA