Takimi i formatit “gymnich” është një mbledhje jozyrtare, ku 28 ministrat europianë bisedojnë hapur, pa praninë e diplomatëve dhe kështilltarëve respektivë, për çështjet kyçe të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE.
“Pa forcuar kufijtë tonë të jashtëm, pa treguar se jemi në gjëndje të kontrollojmë kufirin tonë të jashtëm, ne gjithmonë do të hasim probleme brenda europës”, deklaroi Johannes Hahn, komisioner i BE për Fqinjësinë e mirë dhe Negociatat e Anëtarësimit.
Kriza e refugjatëve dhe pasojat për sigurinë e BE-së ishin në fokus të tryezës së Amstërdamit, ku Presidenca Holandeze mblodhi ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së.
Ata u pajtuan se bashkëpunimi i përforcuar i muajve të fundit me vendet e Ballkanit dhe Turqinë duhet shfrytëzuar për konsolidimin e reformave integruese dhe avancimin e tyre drejt Unionit.
“Integrimi europian i këtyre vendeve, sidomos të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Mal i Zi, Serbia, Maqedonia), por edhe Turqia, kanë një vlerë të shtuar më vete, sepse ne kemi nevojë për politika të përbashkëta dhe instrumente të përbashkët për të përballuar dhe menaxhuar një fenomen që na përket të gjithëve”, deklaroi Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së.
Kjo shënon mbledhjen e parë të këtij formati për këtë vit. E njëjta temë shoqëroi dhe dy takimet informale të 2015-s.
Përgatiti: Arta Tozaj
Top Channel