Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e Bathores në Kamëz, mesnatën e së enjtes. Një sasi tritoli ka shpërthyer në lokalin e shtetasit Xhelal Daci duke shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale.
Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka lidhje me një hakmarrje, pasi biznesi është në pronësi të babait të Elson Dacit, autorit të vrasjes së Valmir Kolaverit dhe plagosjes së vëllait të tij Robertit, rreth 3 muaj më parë, po në zonën e Bathores.
Burime nga komisariati i Policisë nr.5 në Kamëz bëjnë me dije se nuk përjashtohet as pista që sasia e tritolit të jetë vënë edhe vetë nga familjarët e Elson dhe Xhelal Dacit.
Ndërkohë këta të fundit babë e bir ,vijojnë të jenë në qelitë e paraburgimit për ngjarjen e rëndë të nëntorit të vitit të kaluar ku motivi ishte prishja e pazareve të trafiqeve mes Elson Dacit dhe vëllezërve Kolaveri.
Top Channel