Një tjetër i plagosur ka mbërritur gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në Spitalin e Traumës në Tiranë, pjesë e personave që u bënë pre e sulmit të armatosur në Elbasan të mërkurën.
Arnold Çapja ka mberritur nga Spitali i Elbasanit dhe i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale gjatë natës.
Burime nga Spitali i Traumës thonë se i plagosuri ka patur plumba në trup, ndërsa aktualisht ndodhet në reanimacion.
Në total, Spitali i Traumës po trajton aktualisht 6 persona të plagosur në ngjarjen e Elbasanit. 3 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në rrezik për jetën, ndërsa 3 të tjerët gëzojnë parametra më të mirë për shëndetin dhe po mjekohen në pavion.
Një ditë më parë, nga spitali u largua Bledar Muça, ndërsa masakra la të vdekur 3 persona, shtetasit, Agron Çapja, Ardit Sinakolli dhe Eno Bedalli.
Top Channel