Sherri mes dy grupeve të rinjsh në fshatin Kastriot të Dibrës, ka ëerfunduar me plagosjen e rëndë të 17-vjeçarit me inicialet O.H.
Ngjarja e rëndë mendohet të ketë nisur rreth 2 km larg shkollës së mesme Kastriot. I plagosuri O.H., është konfliktuar me 24-vjeçarin Vilson Meta. Pas sherrit, ku raportohet se janë përdorur sende të forta, 17-vjeçari ka përshkuar në këmbë rrugën deri pranë banesës së tij, megjithë plagët e marra në trup.
Kanë qenë fqinjët e të riut ata që e kanë parë teksa është rrëzuar dhe i kanë dhënë atij ndihmën e parë. Më pas i riu është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Peshkopisë pa ndjenja dhe më tej drejt Tiranës me helikopter.
I riu 17-vjeçar ka goditje të rënda në fytyrë, të shkaktuara nga mjete të forta. Dëmtimet e tij janë serioze, pasi i riu ndodhet në gjendje kome.
Policia ka shoqëruar për ngjarjen shtetasin me inicialet I.M. si i përfshirë në ngjarje dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes, 24-vjecarin Vilson Meta, banues në fshatin Kishavec në njësinë administrative Kastriot.
Top Channel