“Pensionisti”, një i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni

03/02/2016 09:10

Policia e Beratit ka njoftuar arrestimin e një personi për shfrytëzim prostitucioni dhe procedimin në gjendje të lirë të një 72-vjeçari banues në Kuçovë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pensionisti” u bë ndalimi i shtetasit Asqeri Myrteli, 39 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni shtetasen me iniciale H.A.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B.DH., 72 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi K.B., 26 vjeç.

Procedimi ndaj shtetasit B.DH dhe shpallja në kërkim ndaj shtetasit K.B. u bë pasi kanë ushtruar prostitucion me shtetasen H.A. kundrejt shumës 2000 deri 3000 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA