Korçë, zjarri në banesë i merr jetën 82-vjeçarit

01/02/2016 09:30

Një 82-vjeçar, ish-mësues, i cili jetonte i vetëm në qytetin e Korçës, humbi jetën pas një zjarri që ra në dhomën ku ai banonte.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dalluar flakët dhe kanë njoftuar policinë, e cila gjeti shtetasin A. Spaho pa jetë.

Sipas policisë, i moshuari vuante nga sëmundje mendore.

Mendohet se një pajisje e lënë ndezur prej tij gjatë natës ka shkaktuar zjarrin që më pas e ka asfiksuar dhe vrarë të moshuarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA