Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, duke shënuar krimin e radhës brenda familjes në vend.
Kujtim Ibraj, 56 vjeç ka qëlluar me thikë dy nga 6 fëmijët e tij. Si pasojë e plagëve të marrja, ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza”, 17-vjeçarja Elidona Ibraj, ndërsa nën kujdesin e mjekëve është motra e saj më e madhe.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Ibraj, në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, ku familja ishte vendosur prej vitesh.
Në rrethana ende të paqarta, 56-vjeçari ka qëlluar me thikë disa herë vajzat e tij. Blutë e kryeqytetit pasi mbërritën në vendngjarje, kanë konstatuar se Kujtim Ibraj ishte në gjendje të dehur.
Nga verifikimit paraprake rezulton se 56-vjeçari ishte i divorcuar me bashkëshorten e tij, me të cilën kishin 6 fëmijë.
Ndërkaq, grupi hetimor, veç arrestimit të Kujtim Ibrajt dhe sekuestrimit të thikës me të cilën ka kryer krimin, ka nisur mbledhjen e dëshmive për të zbardhur të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku kryesor ka qenë konsumimi i shpeshtë i alkoolit nga ana e autorit, çka sipas dëshmive paraprake, kishte sjellë dhe konflikte të shpeshta në familje.
Top Channel