Gjykata vendos detyrim paraqitjeje për mësuesin Pajo

30/01/2016 11:25

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për mësuesin Flamur Pajo, i ndaluar pasi dhunoi një nxënës në orën e mësimit.

Gjykata vendosi lirimin e menjëhershëm të tij, ndërsa edhe prindërit e 14-vjeçarit të dhunuar, kishin kërkuar më herët që mësuesi i biokimisë në shkollën “Hasan Koçi” në Shkozet t’i rikthehet detyrës.

Mësuesi Pajo u ndalua një ditë pas publikimit të një videoje në faqen e “Jeta osh qef”. Ndaj tij rëndonte akuza për kryerjen e veprimeve arbitrare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA