Ka kaluar një vit nga shkatërrimi i Urës së Manastirit të Zvërnecit, ku dalja nga shtrati i lumit Vjosë solli dhe dëmtime të mëdha tek kjo urë. Edhe pse është premtuar për investime dhe rregullime, ajo vazhdon të rrënohet akoma më shumë, duke sjellë dhe rrezik për vizitorët.

Në shkatërrimin e kësaj ure ka ndikuar ngritja e nivelit të ujit të Lagunës së Nartës si dhe uji i kripur që ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë në vitet ‘90, është investuar vetëm një herë nga Qarku i Vlorës para dy vitesh.

Sot, çdo vizitor i cili do të shkojë në Manastirin e Zvërnecit, ku ndodhet dhe Kisha e Shën Mërisë, i duhet të bëjë një pagesë prej 200 lekësh për të kaluar në bregun tjetër me barkë.

Përveçse urës që tashmë është totalisht e amortizuar, në rrezik është edhe Kisha e Shën Mërisë, në të cilën kollonat mbajtëse të saj janë holluar aq shumë sa rrezikon shembjen. Po ashtu, edhe te muret është duke rënë suvaja.

Edhe kjo kishë prej vitesh nuk ka njohur restaurim, duke sjellë një rrezik për shembjen e këtij monumenti kulturor dhe fetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA