Policia e Lezhës ka ndaluar në flagrancë një ditë më parë një shtetas, i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë kërcënuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj një 50-vjeçarje në banesën e saj.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Kujtim Prenga, 41 vjeç, i cili sipas Policisë së Lezhës, i maskuar dhe në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre, kanë shkuar në banesën e shtetases V.D. 50 vjeçe, banuese në Rrënja e Velës, Mirditë, e sëmurë epileptike. Ata e kanë kërcënuar, goditur në kokë me sende të forta, e kanë lidhur dhe i kanë kërkuar asaj që të dorëzonte vajzën e saj shtetasen E.D. 18 vjeçe, e cila ka qenë e fejuara e vëllait të të ndaluarit, dhe në ato momente nuk ndodhej prezente. Sipas policisë, autorët synonin ta dërgonin vajzën në Kosovë.
Ndërsa, ndaj shtetasit T.L. , 42 vjeç, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi në lidhje me këtë ngjarje ka dhënë deklarata të rreme para oficerit të policisë gjyqësore.
Top Channel