Kuvendi miraton rezolutën e PD-së për Rugovën

29/01/2016 14:25

Në seancën kuvendore të 21 janarit rezoluta e PD-së për nderimin e figurës së Ibrahim Rugoves u shoqërua me mjaft debate e kundërshtime, por Kuvendi e ka miratuar atë me vota unanime.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të Kuvendit, rezoluta e propozuar nga PD, u miratua me konsensus të plotë.

Ajo mban në konsideratë rëndësinë madhore të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe për të stabilitetin e rajonit të Ballkanit, si edhe nderon me mirënjohje rolin e jashtëzakonshëm e udhëheqës të Presidentit Ibrahim Rugova, në rrugëtimin e shqiptarëve drejt shtetit të pavarur të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë vlerëson lart punën intelektuale dhe aktivitetin politik e shtetëror të Presidentit Ibrahim Rugova dhe riafirmon mbështetjen e plotë për rrugëtimin europian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës si dhe vlerëson mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.

Kuvendi gjithashtu mbështet nismën për vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova në një nga sheshet kryesore të Tiranës, duke ia sugjeruar këtë propozim bashkisë së Tiranës për ta vënë në zbatim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA