Prokuroria mbyll hetimet për ish drejtorin e Portit të Durrësit
26/01/2016 15:05
Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-drejtorin e portit të Durrësit, Eduard Ndreu dhe dy ish vartësve të tij.
Ndaj Eduard Ndreut, Mehmet Borshit dhe Agron Çopja rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Pas hetimit të nisur nga materialet e referuara nga KLSH, rezulton se tre ish-zyrtarët kanë shkaktuar një dëm rreth 22.8 milionë lekë të reja dhe 260 mijë euro, për shkelje ligjore në disa procedura në 7 prokurime publike.
Aktualisht Ndreu dhe Borshi janë në detyrim paraqitjeje, pasi fillimisht ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.
Top Channel