Pogradec, pranga shpërndarësit me 71 doza kanabis
26/01/2016 09:10
Agjentë të antidrogës në policinë e Pogradecit kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar me emrin “Odeoni” kundër shpërndarjes së narkotikëve.
Sipas një njoftimi për shtyp, përmes këtij operacioni është vënë në pranga shtetasi Xhulian Haxhillari, 23 vjeç, i cili është kapur në flagrancë me disa doza kanabis.
Sipas njoftimit, 23-vjeçarit i janë gjetur 71 doza, 10 prej të cilave në rrobat e veshura, ndërsa të tjerat të fshehura në mobiljet e banesës së tij.
Këto doza do të shpërndaheshin në qytetin e Pogradecit dhe policia ka nisur koordinimin me prokurorinë për procedimin e mëtejshëm të çështjes.
Top Channel