Pato kthehet në Europë, huazohet te Chelsea

26/01/2016 21:30

Alexandre Pato do të jetë lojtari i ri i Chelsea. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i sulmuesit brazilian, i cili për “SportTV” ka thënë se ka arritur akordin me klubin londinez. Ish-lojtari i Milanit do të huazohet deri në përfundim të sezonit.

Zyrtarizimi për 26-vjeçarin do të vijë pasi të shkojë në Londër dhe pasi të zhvillojë vizitat mjekësore.

Ndërkohë, Corinthiasi, që në dy sezonet e fundit e ka huazuar futbollistin te Sao Paulo, kërkon t’i rinovojë kontratën që i skadon në qershor në mënyrë që mos e humbë me parametra zero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA