Në konferencën e organizuar nga koalicioni i vëzhguesve vendorë morën pjesë edhe shumë ambasadorë. I ftuar dhe i pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, i cili për një orë ka ndjekur me vëmendje fjalimet e drejtuesve të politikës shqiptare.
Por, siç na njoftuan gazetarët që po ndiqnin këtë takim, në orën 11 ambasadori francez është çuar nga karrigia dhe me vështirësi ka ecur deri në hollin e sallës, e më pas është rrëzuar në tokë duke humbur edhe ndjenjat.
Kanë qenë të pranishmit dhe shoqëruesit e ambasadorëve, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke i bërë frymëmarrje dhe pompim në gjoks. Pas 10 minutash ka mbërritur autoambulanca, që ka transportuar ambasadorin në gjendje të vështirë shëndetësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mjekët atje i kanë bërë ekzaminimet, ndërsa informacionet e para flisnin për një gjendje jashtë rrezikut.
Top Channel