Nishani: Hetimi i krimeve të komunizmit, pr.reforma në drejtësi e pengon

25/01/2016 12:20

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nga Malesia e Madhe kërkoi hetimin e krimeve të komunizmit. Nishani tha se kjo është në interes të sigurisë kombëtare dhe kërkoi heqjen nga drafti i reformës në drejtësi të neneve që pengojnë hetimin e krimeve te kohës së diktaturës.

“E quaj të papranueshme hartimin dhe tendencën e një neni të tillë nga të ashtuquajturit ekspertë të reformës në drejtësi, për të vendosur në Kushtetutë një nen që ndalon njëherë e përgjithmonë hetimin e krimeve të komunizmit. Nga kjo tokë martirësh i bëj thirrje deputetëve të përgjegjshëm të Kuvendit të Shqipërisë që të mos e miratojnë këtë nen”, deklaroi Nishani.

Nishani ka marrë pjesë në aktivitetet për 71-vjetorin e lëvizjes anti-komuniste, pjesëtarët e të cilës presidenti i ka vlerësuar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës. Nishani ka shpjeguar edhe mosdekretimin e ligjit të pronave dhe dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

“Para pak ditësh të gjithë ne, shumë si ne, nuk do ta besonin që 2016 mund të vinte me një ligj të Parlamentit i cili do të kërkonte rikonfiskimin e pronave të shqiptarëve. Rikonfiskimi i pronave nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë”, theksoi Nishani. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA