Boca vs River, rivaliteti nuk njeh kufijë
25/01/2016 16:15
Supersfida mes dy skuadrave më të mëdha argjentinase, Boka Juniors – River Plejt nuk është kurrë një ndeshje normale, pavarësisht se ajo mund të jetë dhe një miqësore.
“Superklasiko”, siç njihet ndryshe e që u luajt gjatë një turneu vendas, u shndërrua në një arenë gladiatorësh.
Për shkak të ashpërsisë së lojës, gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndëshkojë 5 lojtarë me kartonë të kuq dhe 9 të tjerë me të verdhë.
Dihet që rivaliteti i këtyre dy skuadrave me emër në futbollin argjentinas është i madh. Episodi i fundit mes tyre tregoi dhe njëherë se askush dhe asgjë, qoftë kjo dhe një ndeshje miqësore, nuk mund të shuajë urrejtjen që kanë klubet, futbollistët dhe tifozët mes njëri-tjetrit.
Top Channel