Barcelona me sytë te Pogba, Dybala dhe Florenzi

25/01/2016 13:10

Sfida Juventus-Roma ishte nën vëzhgimin e drejtuesit të një prej klubeve më prestigjoze në Evropë. Bëhet fjalë për Drejtorin Sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez, i cili ishte i pranishëm në shkallët e “Juventus Stadium” të Torinos.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle “AS”, Fernandez kishte si objektiv të shihte progresin e dy prej futbollistëve për të cilët Barcelona është vënë në ndjekje: Paul Pogba, për të cilin katalanasit zhvilluan bisedime me drejtuesit e Juves edhe në verën e kaluar si dhe Alessandro Florenzi.

Por ai që tërhoqi më shumë vëmendjen e Fernandezit ishte pikërisht Paulo Dybala, autori i golit të fitores për “Zonjën e Vjetër” ndaj Romës. Sulmuesi argjentinas, i cilësuar si pasuesi i Lionel Messit, i bindi të gjithë për cilësitë e tij me mënyrën sesi e gjunjëzoi skuadrën verdhekuqe dhe Barcelona tashmë e vendos emrin mes kandidatëve në garë për të siguruar shërbimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA