Tiranë, dorëzohet në polici personi që qëlloi me armë në Kombinat

24/01/2016 20:05

Policia e Tiranës ka njoftuar se është dorëzuar Altin Dani, shtetasi i shpallur në kërkim pasi qëlloi një ditë më parë me armë ndaj një lokali në Kombinat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rrugën e Qelqit, ku Altin Dani, pas konfliktit me pronarin e një pike bastesh, ka marrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të derës së lokalit.

Altin Dani dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA