Kupa e Shqipërisë, Tirana fiton në Vlorë ndaj Flamurtarit, Vllaznia-Skënderbeu 0-0

24/01/2016 19:00

Flamurtari i blerjeve të shumta në këtë merkato janari nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, ku bardheblutë triumfuan me një gol të shënuar në fundin e takimit.

Argjend Malaj ishte autor i golit të vetëm për Tiranën e drejtuar nga Ilir Daja në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë. Tashmë për kryeqytetasit do të jetë më e lehtë për të kaluar në fazën tjetër të kupës. Një prej objektivave të klubit, fituesi i të cilës do të ketë mundësinë të luajë sezonin e ardhshëm në kupat e Europës.

Të dielën, u luajt edhe ndeshja tjetër e Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia, e cila tashmë drejtohet nga Cungu, arriti një barazim pa gola ndaj kampionëve të Skënderbeut.

Në këtë ndeshje Vllaznia dha një sinjal të rëndësishëm duke treguar se ka ndryshuar fytyrë me emërimin e Armando Cungut, ndërsa Skënderbeu e vë në dyshim kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës që do të caktohet pas 90 minutëshit të 17 shkurtit që do të luhet në Korçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA