Për herë të parë në pesë vjet shpenzimet për pajisje teknologjike kanë rënë në nivel global, si për kompjuter, tabletë, celular etj.

Pas triumfit të një viti më parë, kompjuterët parashikohet të marrin veten jo para 2017-tës. Të paktën kështu bën të ditur shoqëria e kërkimit Gartner.

Sipas vlerësimeve për 2016 dërgesat globale për pajisjet do të rriten me 1.9% në bazë vjetore, por për herë të parë shpenzimet e konsumatorëve do të jenë me minus, (-0.5%).

Kjo shifër vjen për faktin se kolosët si Google, Facebook apo Apple po fokusohen gjithnjë e më shumë në vendet në zhvillim. Në këto tregje pjesën më të madhe e plotësojnë smartphone tënivelit mesatar përballë modeleve të famshëm dhe më të shtrenjtë

Top Channel