Arrestohet për armë e kanabis djali i biznesmenit të vrarë
24/01/2016 11:00
Një ditë pas vrasjes së të atit, policia e Vlorës ka vënë në pranga djalin e Hyqmet Nexhipit, Olsi Nexhipi, 24 vjeç.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, në lagjen “Kushtrimi” policia gjeti të fshehur një pistoletë “Beretta”, 11 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 115 gr kanabis sativa.
Mbi 24-vjeçarin rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje të nakotikëve.
Një ditë më parë, i ati i tij, Hyqmet Nexhipi, 52 vjeç, u gjet i vrarë në automjetin e tij, në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.
Mësohet se Nexhipi ishte pronar i një anije peshkimi, ndërsa ende nuk ka gjurmë nga autorët, ndërsa një ditë më parë u shoqëruan në polici dhjetëra persona.
Top Channel