Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 persona të një familjeje pas një konflikti fizik midis njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për shtetasit Alfred Sejdi (51 vjeç), Anila Sejdi (47 vjeç, motra e Alfredit) dhe Rajmonda Ademi (37 vjeç, bashkëshortja e Alfredit).
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Isa Boletini”, në banesën e tyre, Anila dhe Rajmonda janë goditur me grushta. Më pas, ka ndërhyrë Alfredi, i cili në bashkëpunim me motrën e tij ka ushtruar dhunë fizike kundrejt bashkëshortes, e cila ka marrë disa dëmtime të lehta në trup.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të problemeve të vazhdueshme familjare dhe mosmarrëveshjeve që kishin anëtarët e kësaj familjeje midis njëri-tjetrit.
Top Channel