Nikolla: Jo largime nga puna të mësuesve

23/01/2016 19:00

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla inspektoi këtë të shtunë testimin e mësuesve në qytetin e Durrësit, prej nga deklaroi se qëllimi i testimit nuk është largimi i mësuesve nga puna, po rritja e standardeve në arsim.

Nikolla mohoi të qënit në dijeni për fenomenin e të blerit të krediteve, ndërsa tha se mësuesve, në bazë të rezultateve do t’u ofrohen kurse.

“Nuk bëhet fjalë për largime. Është një gënjeshtër e radhës, kushdo që e thotë, aq më shumë ata që e lanë arsimin të shkatërrohet deri në këtë fazë. Nuk do të ketë largime, e kundërta është e vërtetë, mbështetje reale me të vërteta, duke krijuar rrjetet profesionale, një skemë të re kualifikimi dhe sigurisht një investim real në formimin e kapitalit njerëzor të shoqërisë. Nuk do të ketë më blerje kreditesh, por trajnime e kualifikime mbi bazën reale të nevojës që ky arsim nxjerr sot në dritë. Ne jemi të vendosur për të mbështetur mësuesit dhe për të kthyer shkollën në shinat e cilësisë. Impakti do të jetë i menjëhershëm”, tha Nikolla.

Testimi është zhvilluar në të gjithë vendin. Mësuesit do të vlerësohen në 4 fusha si planifikimi, aspektet metodike-pedagogjike, komunikimi dhe etika e përdorur nga punonjësit arsimorë, si dhe përgatitja shkencore dhe zhvillimi profesional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA