Krujë, kërkohet masa e arrestit në burg për vrasësit e Fatmir Pulës

23/01/2016 11:20

Prokuroria e Krujës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 shtetasit e dyshuar për veprën penale të “vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim” dhe  “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.” Këta shtetas akuzohen se në datën 19 janar 2016, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë zënë pritë për të grabitur shtetasin Fatmir Pula.

Gjatë tentativës për ta grabitur, njëri prej personave të dyshuar e ka qëlluar me automatik Pulën, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë të Komunës Nikël, në Krujë.

Më datën 19.01.2016, rreth orës 20.30, nga ana e Komisariatit të Policisë Krujë është njoftuar se ne vendin e quajtur Fshatin Zeze Komuna Nikel, ështe gjetur i vrare me arme zjarri shtetasi Fatmir Pula, i datelindjes 1971, me banim ne fshatin Zeze- Komuna Nikel/Kruje.

Menjëherë pas kësaj është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit, në përbërje të së cilit ka pasur oficerë të policisë gjyqësore të sektorit per Krime të Rënda të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimor të cilat filluan qysh në momentin e njoftimit për vrasjen dhe vazhduan deri në mengjesin e datës 20.01.2016, nëpërmjet hetimeve proaktive në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit, është bërë e mundur të siguroheshin të dhëna lidhur me autorin e dyshuar të vrasjes, konkretisht shtetasin Admir Haka. Ky shtetas rezulton të ishte banor i fshatit “Zezë-Nikël” dhe njëkohësisht fqinj me viktimën.

Veprimet hetimore të mëtejshme provuan se nuk kishim të bënim me veprën penale të “Vrasjes me Paramendim”, por qëllimi parësor i autorëve ishte shtënia në dorë e pasurisë së viktimës, veprime të cilat sollën si pasojë vrasjen e viktimës Fatmir Pula.

Po kështu rezultoi se personi i dyshuar Admir Haka për këtë qëllim kishte organizuar dhe ekzekutuar planin kriminal në bashkëpunim me shtetasit Herton Haka, Aleksandër Haka, Otion Metuku, Hekuran Boci dhe E.C. Në këtë kuadër është urdhëruar arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, si edhe është shpallur në kërkim shtetasi E.C.
Konkretisht ngjarja rezulton të ketë ndodhur në këto rrethana:

Të arrestuarit Admir Haka, Herton Haka, Aleksandër Haka, Hekuran Buci, Olti Metuku dhe E.C. kanë lidhje familjare dhe njohje të mëparshme me njëri-tjetrin.

Pas një plani paraprak që ka pasur për qëllim vjedhjen e pasurisë së viktimës Fatmir Pula të hartuar qysh më parë ndërjmjet shtetasve Admir Haka, Oltion Metuku dhe E.C., ne datë 19.01.2016 rreth orës 20.00,  shtetasit Admir Haka dhe E.C, kanë shkuar në afërsi të shtëpisë së viktimës Fatmir Pula. Pasi kanë marrë më parë armën që e kishin fshehur te vëllai i shtetasit Admir Haka, kanë vënë thasë në rrugën që të conte në banesën e viktimës. Pasi i kanë bërë thirrje për të ndaluar këtij të fundit, kanë kapërcyer gardhin duke qëlluar në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, pasi ky i fundit doli jashtë mjetit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA