Arrest me burg për vrasësit me pagesë

22/01/2016 15:00

Nën masa të larta sigurie, Gjykata e Durrësit ka vendosur masen e sigurise “arrest ne burg” për tre personat që u arrestuan pak ditë më parë, pas ndërhyrjes së policisë për parandalimin e një vrasjeje në zonën e Manzës.

Me kërkesë të prokurores së çështjes Alma Felaj dhe mbrojtjes së të arrestuarve, gjyqtarja Anita Mici vendosi ta zhvillojë me dyer të mbyllura seancën gjyqësore gjatë së cilës u shqyrtuan kërkesat për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal për të arrestuarit Bruno Shehu, Gazmend Dervishi dhe Dritan Nikolli.
Të tre deklarohen të dyshuar si vrasës me pagesë dhe janë akuzuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” të mbetur ne tentativë e kryer në bashkëpunim dhe  të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve  luftarake dhe municionit”.

Ndonëse ka pasur një prani të shtuar të familjarëve dhe miqve në seancë dhe jashtë sallës penale, të arrestuarit janë mbrojtur nga avokatë të caktuar, kryesisht nga gjykata. Nuk kanë munguar tensionet në gjykatë, ndërsa të arrestuarit deklarohet se nuk kanë pranuar akuzën se ishin nisur të kryenin një vrasje të paguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA