Patos, arrestohet 25-vjeçari i cili po godiste me thikë nënën e tij
21/01/2016 09:20
Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në orën 05:20, policia u njoftua se në lagjen “Naftëtari” në Patos kishte një konflikt në një banesë.
Menjëherë policia ndërhyri në këtë banesë, ku kapi në flagrancë shtetasin Xhuljano Berberi, 25 vjeç, i cili ishte duke goditur me sende te forta dhe me thikë nënën e tij, shtetasen me iniciale H.B., 60 vjeç, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
25-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”.
Top Channel