Kampionati i futbollit amerikan (NFL) shkruan historinë, pasi për herë të parë një skuadër e kësaj lige do të ketë një trajnere femër.
Bëhet fjalë për skuadrën e Buffalo Bills, që ka nënshkruar një kontratë me Kathryn Smith, e cila do të jetë asistente me kohë të plotë e trajnerit Rex Ryan. Smith ka punuar edhe më parë me trajnerin aktual të Buffalo Bills. Ajo ka qenë në rolin e asistentes administrative të New York Jets, pasi më parë kishte mbuluar disa pozicione të tjera te kjo skuadër.
“Kathryn Smith ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë 7 viteve të qëndrimit të saj në stafin tonë. Ajo e meriton të jetë në këtë detyrë, pasi ka shumë njohuri dhe është shumë e përkushtuar. E di që ajo do ta kryejë shumë mirë detyrën që i është caktuar”, ishte komenti i Rex Rajan.
Top Channel