Një gjykata spanjolle gjeti fajtor dhe dënoi me 1 vit burg dhe më një gjobë të majme prej 815 mijë eurosh, lojtarin e Barcelonës, Javier Mascherano.
Mascherano u shpall fajtor për evazion fiskal. Gjatë procesit gjyqësor ai pranoi se kishte fshehur të ardhurat në vitin 2011 dhe 2012, ndërkohë që në proces u gjet fajtor edhe për përpjekjen për t’i faturuar disa fitime imazhi kompanive fantazmë të krijuara prej vetë futbollisti jashtë Spanjës.
Sipas mediave spanjolle, avokati i futbollistit ka apeluar vendimin duke kërkuar heqjen e dënimit me burgim, por edhe uljen e gjobës në 21 mijë euro.
Të njëjtat burime thonë se apeli është pranuar dhe në ditët në vazhdim pritet që gjykata të dalë me një vendim të ri, ndoshta më të zbutur.
Top Channel