Tritol dhe fishekë, arrestohet 29-vjeçari në Durrës
20/01/2016 09:50
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi i është gjetur një sasi tritoli dhe municioni.
Burime zyrtare nga polica e Durrësit bëjnë me dije se në çantën e Alvaro Kolës, janë gjetur 7 kallëpe të dyshuar si eksploziv, me peshë rreth 1.5 kg, 9 kapsolla detonatore elektrike, dhe 47 copë fishekë luftarakë model 56.
Ndaj të riut rëndon akuza e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit.
Top Channel