Google sfidon Apple duke testuar një mënyrë të shpejtë për të shkarkuar aplikacione direkt nga interneti apo Google Search.

Funksioni i ri, aktualisht në fazat e para të eksperimentimit vetëm në një grup përdoruesish, është një lloj stenografie, për të kaluar në një fazë tjetër, pra të hyrjes në dyqanin dixhital, në rastin specifik Google Play Store, ku zakonisht aplikacionet shkarkohen falas apo blihen.

“Po eksperimentojmë mënyra të reja për të dhënë rezultatet më të mira të kërkimit, dhe të gjejmë atë që duam në mënyrën më të thjeshtë të mundshme”, ka thënë për Wall Street Journal një zëdhënës i Google.

Sipas kësaj të përditshme, shkarkimi i aplikacioneve direkt nga faqja e rezultateve të kërkimit, redukton kohën e largimit nga shërbimet kryesore të Google.

Top Channel