“Nuk keni përfshirë zonat e mbrojtura”/ Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet me batuta deputetes së PD: Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo
Një delegacion i Komisionit të Venecias i përbërë nga 6 ekspertë ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Tiranë.
Gjatë misionit të tyre dyditor në Tiranë, ata do të përfshihen në diskutime me të gjithë aktorët e përfshirë në reformën në drejtësi.
Në qëndër të bisedimeve do të jenë propozimet e palëve për draftin e ridërguar Venecias pasi ky komision hartoi sugjerimet e para.
Opinioni final i Komisionit të Venecias do të përgatitet gjatë muajit shkurt dhe do t’i paraqitet sesionit plenar të komisionit në mars.
E kontaktuar nga Top-Channel, Tatyana Mychelova, zëdhënëse e Komisionit të Venecias, tha se:
“Grupi i ekspertëve në përfudim të takimeve do të dalë përpara medias në një konferencë për shtyp, të premten ora 19:00”.
Top Channel