Reforma në drejtësi, ekspertët e Venecias në Tiranë

20/01/2016 19:30

Një delegacion i Komisionit të Venecias i përbërë nga 6 ekspertë ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Tiranë.

Gjatë misionit të tyre dyditor në Tiranë, ata do të përfshihen në diskutime me të gjithë aktorët e përfshirë në reformën në drejtësi.

Në qëndër të bisedimeve do të jenë propozimet e palëve për draftin e ridërguar Venecias pasi ky komision hartoi sugjerimet e para.

Opinioni final i Komisionit të Venecias do të përgatitet gjatë muajit shkurt dhe do t’i paraqitet sesionit plenar të komisionit në mars.

 E kontaktuar nga Top-Channel, Tatyana Mychelova, zëdhënëse e Komisionit të Venecias, tha se:

“Grupi i ekspertëve në përfudim të takimeve do të dalë përpara medias në një konferencë për shtyp, të premten ora 19:00”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA