Kompania për menaxhimin e fjalëkalimeve “SplashData” ka publikuar një listë me fjalëkalimet më të përdorura nga njerëzit për llogaritë e tyre online në vitin 2015.

“SplashData” bëri një analizë të mbi 2 milionë fjalëkalimeve të cilat u thyen gjatë vitit të kaluar dhe ato që janë më të zakonshme dhe më pak të sigurta. Shumica e fjalëkalimeve në listën e “SplashData” vijnë nga llogaritë e Europës Perëndimore dhe Amerikës Veriore.

Nuk është aspak surprizë që në krye të listës qëndron “123456” ose “password”, por në “Top 10” të listës ka edhe fjalëkalime të tilla si “welcome” (mirë se vini) apo edhe “football” (futboll).

“SplashData”, për një fjalëkalim të sigurt, rekomandon që ai të jetë me 8 ose më shumë karakatere, kombinim i shkronjave, numrave dhe simboleve. Po ashtu, kjo kompani sugjeron që të përdorni fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme online, pra të mos keni të njëjtën fjalëkalim si për Facebbok, email, Intagram, etj.

Fjalëkalimet më të përdorua gjatë 2015-s:
1. 123456
2. password
3. 12345678
4. qwerty
5. 12345
6. 123456789
7. football
8. 1234
9. 1234567
10. welcome

Top Channel