Krujë, vritet me armë zjarri një 45-vjeçar

20/01/2016 09:10

Një 45-vjeçar është ekzekutuar natën e kaluar në një fshat të Krujës. Viktima është Fatmir Pula, i cili ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, në fshatin Zezë, kur është qëlluar me armë zjarri.

Sapo ka zbritur nga automjeti, një person ende i paidentifikuar, i cili i kishte zënë pritë, e ka vrarë dhe është larguar nëpër natë, ndërsa grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjen ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Nga kqyrja paraprake rezulton se viktima ka marrë dy plumba në trup që i kanë shkaktuar vdekjen. 

Pula nuk njihet nga policia lokale si person me precedentë penalë, ndërsa për fshatin Zezë, në Nikël të Krujës, ngjarja është në vazhdën e krimeve të shumta që ka njohur ky fshat gjatë 25 viteve të fundit, ku mbizotërojnë vrasjet ndaj fisit të Hakajve.
 
Në ambientet e stacionit të policisë Fushë-Krujë janë shoqëruar familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit për të dhënë dëshmi që mund të ndihmojnë hetimin në zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA