Gjykata e Vlores ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe dënoi me burgim të përjetshëm shtetasin Aleksandër Llanaj dhe me nga 35 vite burgim Ani Begajn dhe Bertil Aliajn.
Që të tre këta persona u shpallën fajtorë për një vrasje të trefshitë të ndodhur në prill të vitit të kaluar në qytetin e Vlorës.
Prokuroria, në përfundim të gjykimit, kërkoi shpalljen e tyre fajtor për “vrasje në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim.
Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj gjetën vdekjen në përplasjen e armatosur të ndodhur rreth 10 muaj më parë në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës. Nga hetimet e policisë dhe të prokurorisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, pikërisht me 8 prill 2015, Policia e Vlorës zbardhi në mënyrë të detajuar gjithë dinamikën e përplasjes së armatosur dhe pikënisjen e saj, që ishte “një fjalë goje”.
Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit, shtetasi Xhuliano Lutaj ka qenë në shoqërinë e shokut të tij, shtetasit Albi Limaj në një lokal lojërash fati (kazino), në afërsi të portit, kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët, të pajisur me armë zjarri, kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Pas këtij momenti, shtetasi Xhuliano Lutaj i rrëfen gjithçka ndodhi shtetasit Albi Limaj, i cili nuk ndodhej me të gjatë konfliktit.
Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, vihet në dijeni të këtij fakti edhe shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj. Të nesërmen, ai vendosi të sqarohej me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj, të cilët ndodheshin në lokalin “Adore” duke pirë kafe.
Disa orë më vonë, së bashku me shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj, i cili drejtonte automjetin tip ‘BMË X5’ me targa AA 323 AO, shkojnë në afërsi të lokalit “Adore” për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.
Nga automjeti tip ‘BMË’ zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, kanë nisur konfliktin, i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj, si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj, gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka zbritur nga automjeti ‘BMË X5’ dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”.
Top Channel