Shërbim online, hipoteka bën marrëveshje me noterët

19/01/2016 15:15

Tanimë transaksionet ose transferimet e pasurive te paluajtshme, si dhe dhjetra shërbime të tjera qa ka të bëjë me pronat mund të realizohen drejpërsëdrejti nga zyra e noterit.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Dhomes Kombëtare të Noterëve dhe zyrës qëndrore të regjistrimti të pasurive të paluajtshme.

Edhe pse një shërbim i tillë ishte lancuar që në vitin 2012, vetëm tani kjo gjë u bë realitet i prekshëm. Në fjalën e rastit Ylli Manjani ka shpjeguar për qytetarët risinë e këtij shërbimi online.

Ky shërbim sipas Manjanit është një terapi edhe ndaj fenomenit të korrupsionit pasi qytetarët tanimë nuk kanë pse t’i drejtohen zyrave të hipotekës, por shërbimin që kërkojnë e marrin nga noteri. Momentalisht ky shërbim do të forcohet në zyrat e noterisë te Tiranes dhe Durrësit për tu shtrirë brenda muajit shkurt në të gjithë vendin pasi të kenë përfunduar më parë kurset e trajnimit për përdorimin e sistemit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA