Kthehet normaliteti në akset rrugore, ARRSH: Të kalueshëm pa zinxhirë

19/01/2016 09:55

Autoriteti Rrugor Shqiptar në komunikimin e fundit me mediat, mëngjesin e kësaj të marte, ka bërë të ditur se situata në akset kombëtare është kthyer në normalitet pas reshjeve të dëborës së fundjavës që kaloi.

Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, në qarkun verior të Shkodrës të gjitha akset janë të kalueshme dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.

Tuneli Kalimash-Kukës-Morinë, që dy ditë më parë nga dëbora vonoi qarkullimin e mjeteve, sot është i kalueshëm edhe pa zinxhirë.

Edhe në qarkun e Tiranës të gjitha akset janë të kalueshme, edhe pse në disa prej tyre vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen në ato vende ku ka prani ngricash.

Edhe aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë nuk ka asnjë problem e po ashtu ato jugore të qarkut të Gjirokastrës dhe juglindore të Korçës, ku përjashtim përbën vetëm segmenti Boboshticë-Dardhë, që kalohet vetëm me zinxhirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA