Elbasan, vdes nga i ftohti një i moshuar
19/01/2016 20:00
Një i moshuar rreth 70 vjeç ka humbur jetën sot në një rrugë në qendër të qytetit të Elbasanit. Trupi i pajetë u gjet pas Monumentit të Arsimit, në sheshin “1 Maji”, nga disa kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Edhe pse është dërguar në spitalin e Elbasanit, i moshuari nuk ka pasur shenja jete. E më pas, trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit.
Paraprakisht, mendohet se vdekja ka ardhur si pasojë e temperaturave të ulta.
Në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, gjithsesi policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, i cili nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi me vete.
Top Channel