Dhunë në familje, urdhër-mbrojtjeje për 29-vjeçaren në Elbasan
19/01/2016 09:05
Gjykata e Elbasanit ka lëshuar në orët e fundit një urdhër-mbrojtjeje për një shtetase 29-vjeçare, për shkak se ishte kthyer në objekt të dhunës në familje.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se, shtetasja me inicialet E.P, 29 vjeçe dhe banuese në Elbasan, në mënyrë sistematike është dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj.
Ky i fundit, i identifikuar po ashtu me iniciale, A.P, 31 vjeç, ndodhet tashmë nën mbikëqyrjen e autoriteteve gjyqësore.
Top Channel