Tiranë, plagoset me thikë gjyqtari Artan Gjermeni

17/01/2016 20:15

Gjyqtari Artan Gjermeni është plagosur me 4 goditje thike në rrethana ende të pasqaruara plotësisht. Ndërkohë që ai ka pohuar një version pak të besueshëm për ngjarjen.

Gjermeni, i shoqëruar nga një tjetër person, ka shkuar për ndihmën e parë mjekësore në QSUT. Pas njoftimit, policia dhe një prokuror i gatshëm janë paraqitur në spital, por janë hasur në variantin krejt të çuditshëm të gjyqtarit Gjermeni.

Ai ka thënë se është prerë me një mjet llamarine në ambientet e shtëpisë së tij, version që edhe për policinë nuk ka qenë aspak bindës.

Në fakt, ngjarja e mistershme pritet të zbardhet pas hetimeve që do të kryhen nga policia lidhur me plagosjen e gjyqtarit.

Artan Gjermeni prej 10 vjetësh është gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai ka mbajtur pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe është një prej gjyqtarëve që vazhdimisht ka prodhuar lajm. Madje në CV-në e tij profesionale është edhe dhënia e pafajësisë ndaj ish-guvernatorit Fullani. Vendim që mbeti i pandryshuar më pas edhe nga Gjykata e Apelit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA