Grushta kreut të OSHEE-së, pranga dy personave në Lushnje
17/01/2016 10:20
Dy persona janë arrestuar nga efektivët e Policisë së Lushnjes me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.
Julian Meço, 39 vjeç dhe Ahmet Meço, 36 vjeç, banorë të lagjes “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjes, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe sende të tjera të forta kreun e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të këtij qyteti, 27-vjeçarin K.H.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në nënstacionin elektrik të Biçukas në Divjakë, ndërkohë që uniformat blu kanë prangosur dy shtetasit e sipërpërmendur menjëherë pas marrjes së denoncimit prej kreut të OSHEE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes me akuzën “goditje për shkak të detyrës”.
Top Channel