Një 21-vjeçar grabiti me armë të ftohtë një dyqan të një kompanice celulare në Tiranë, duke plagosur lehtë edhe një punonjës të dyqanit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi.
21-vjeçari i identifikuar si shtetasi Fatjon Bregu, i maskuar dhe pasi ka kërcënuar me një thikë punonjësit e tij, ka marrë prej andej shumën prej 10 mijë lekësh.
Në përpjekje për të ndaluar grabitjen, është plagosur lehtë me thikë shtetasi me inicialet, B.SH., 31 vjeç.
Me të marrë denoncimin, forcat e policisë janë vënë në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorin. Operacioni përfundoi me sukses në orët e mëngjesit të së dielës, kur 21-vjeçari u arrestua.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë, doreza si dhe shalli dhe kapuçi që i riu ka përdorur si maskë.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhje me dhunë ”, “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta” si dhe “Plagosje e lehtë”.
Top Channel