Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 27-vjeçar, pasi dyshohet për “vepra të turpshme me të mitur”.
Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet D.B. Shpallja e tij në kërkim është bërë pas denoncimit të bërë nga 11-vjeçarja me inicialet M.Z., e cila në shoqërinë e mësueses së saj ka dëshmuar në stacionin policor të Roskovecit se më datë 12 janar është ngacmuar seksualisht nga një shtetas i rritur.
Menjëherë pas marrjes së dëshmisë së të miturës, shërbimet policore kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit D.B., si i autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tij, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Fier për veprën penale “vepra të turpshme me të mitur”.
Top Channel