Pesë persona të veshur me uniforma të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë grabitur mbrëmjen e së premtes një supermarket të vendosur në rrugën Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në afërsi të kryeqëzimit të Shën Kollit. Pesë personat me uniforma kanë hyrë në supermarket dhe pasi kanë kërcënuar punonjësit e tij, kanë marrë prej andej gjithë xhiron ditore, që besohet se ka qenë një shumë e konsiderueshme.
Më pas, autorët kanë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një mjet me ngjyrë të bardhë, ndërkohë që momenti i grabitjes është kapur nga kamerat e sigurisë së një pike karburanti të ndodhur aty pranë.
Për këtë ngjarje, Policia e Lezhës ka shoqëruar këtë të shtunë 15 persona për t’u marrë në pyetje, me shpresën e identifikimit të autorëve.
Top Channel