Kriza politike në Kosovë, Ahtisari nuk është ftuar si ndërmjetës

16/01/2016 11:20

Ish kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari nuk ka marrë ftesë për ndërmjetësimin e krizës politike në Prishtinë.

Sipas udhëheqësit të zyrës së presidentit Ahtisaari, nuk është përmendur emri i tij.

“Presidentit Ahtisaari nuk i është kërkuar deri më tani që të vijë dhe të zgjidhë krizën politike në Kosovë”, ka thënë Riika Marjamaki, për “Zërin”.

Ditë më parë e përditshmja austriake “Der Standart” ka botuar një lajm ku është lakuar emri i Ahtisaarit dhe ish-kryeministrit suedez, Carl Bildt, si ndërmjetësues të mundshëm të zgjidhjes së krizës politike në Kosovë, e cila është tensionuar muajt e fundit si pasojë e kundërshtimeve të opozitës për marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA