Liberia është shpallur e çliruar nga virusi i Ebolës nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilës epidemia më e rëndë e verifikuar në vitet e fundit në botë ka marrë fund.
“Fundi i transmetimit aktiv” të virusit u shpall pas 42 ditësh pa asnjë rast të ri në Liberi. Në këtë mënyrë vendi në fjalë i është bashkuar Guinesë dhe Sierra Leones, që e fituan këtë status vitin e kaluar.
Megjithatë, OBSH ka paralajmëruar se Afrika Perëndimore mund të shohë një ringjallje të virusit, i cili që prej dhjetorit të vitit 2013 u ka marrë jetën mbi 11 mijë personave.
Një vend konsiderohet i sigurt nga transmetimi i virusit mes njerëzve sapo të kenë kaluar dy periudha 21-ditore inkubacioni, që nga testimi i dytë i rasti të fundit i që ka rezultuar negativ ndaj infektimit.
Shefja e OBSH-së, Margaret Chan deklaroi se fundi i epidemisë është një “arritje madhështore”. “Kjo datë shënon për herë të parë që nga rënia e epidemisë, dy vjet më parë, se që të tre vendet më të prekura, Guinea, Liberia dhe Sierra Leone kanë raportuar zero raste për 42 vitet e fundit”, deklaroi Chan.
Megjithatë, fundi i transmetimit aktiv të Ebolës është shpallur dy herë më parë në Liberi dhe infektimi është shfaqur sërish. Kjo është arsyeja përse deklarata e OBSH-së ka qenë e moderuar, thotë korrespondentja e BBC në Afrikë, Anne Soy.
Top Channel